Kina shpall produktet e gjigandit amerikan të chipave ‘Micron Techonolgy’ si rrezik për sigurinë kombëtare

Botë | 4 vite më parë

Kina ka shpallur produktet e gjigandit amerikan të chipave të kujtesës Micron Techonolgy si rrezik për sigurinë kombëtare. Rregullatori kinez i hapësirës kibernetike ka njoftuar se Micron paraqiste rrezik serioz për sigurinë e rrjetit, por pa dhënë detaje për këto rreziqe apo se cilat produkte të Micron përbënin problem.

Kjo do të thotë se produktet e Micron nuk do të lejohen të përdoren në projektet kyçe të infrastrukturës në ekonominë e dytë më të madhe të botës. Kjo është edhe lëvizja e parë madhore e ndërmarrë nga kina ndaj një prodhuesi amerikan të chipave, ndërsa tensionet mes Pekinit dhe Uashingtonit vijojnë të rriten.

Në kundërpërgjigje, qeveria amerikane tha se do të punonte me aleatët për të adresuar ato që i quajti deformime të tregut të chipave të kujtesës të shkaktuara nga veprimet e Kinës.

“Ne kundërshtojmë fuqishëm kufizmet që nuk janë të bazuara në fakte”, u shpreh një zëdhënës i departamentit amerikan të tregtisë.

Njoftimi nga Kina është edhe zhvillimi më i fundit në një mosmarrëveshje që vijon të thellohet mes dy vendeve në lidhje me produkte teknologjike.

Uashintoni ka ndërmarrë një sërë masash ndaj industrisë kineze të prodhimit të chipave, dhe ka vendosur të investojjë miliarda dollar për të zhvilluar më tej sektorin amerikan të gjysmëpërçuesve.  Zhvillimi më i fundit erdhi një ditë pasi udhëheqësit e vendeve të G7-ës të mbledhur në Japoni publikuan një deklaratë të përbashkët ku kritikonin Kinën, si dhe përdorimin e shantazhit ekonomik nga ai vend.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme