Komandati i ushtrisë ukrainase: Forcat ruse tërhiqen deri në 2 km në Bakhmut

Një prej komandatëve ushtarakë të Ukrainës ka bërë të ditur se forcat ruse në Bakhmut janë tërhequr deri në 2 kilometra prej territorit ukrainas pas kundërofensive.
Gjeneralkoloneli Oleksandr Syrskyi, i cili drejton forcat tokësore të Ukrainës e bëri të ditur lajmin në një postim në Telegram. Forcat ukrainase pretendojnë se kanë shkatërruar një brigadë prej mijëra trupash ruse në Bakhmut.
“Në disa zona të frontit, armiku nuk mund t’i rezistonte sulmit të mbrojtësve ukrainas dhe u tërhoq në një distancë deri në dy kilometra. Ishte realizimi i operacionit që i detyroi ato të zëvendësoheshin në drejtime të caktuara nga njësi më pak të përgatitura të trupave të rregullta ruse, të cilat u mundën dhe u larguan”, shprehet Gjeneralkoloneli Oleksandr Syrskyi.
Ndërkaq, shefi mercenar rus Yevgeny Prigozhin, grupi i të cilit Ëagner po lufton në Bakhmut, tha të martën se brigada kishte braktisur pozicionet e saj. Ndërsa Rusia nuk ka bërë asnjë koment.
Prigozhin është ankuar se luftëtarët e tij ende nuk po merrnin furnizime të mjaftueshme nga ministria zyrtare e mbrojtjes, shkruan The Guardian.
Në një deklaratë audio, ai tha se ministria e mbrojtjes – e cila ka premtuar të sigurojë që të gjitha njësitë luftarake të kenë burimet që u nevojiten – kishte mbajtur takime të gjata për çështjen e predhave, por nuk kishte asnjë përparim. “Ne nuk po marrim predha të mjaftueshme, po marrim vetëm 10%,” tha Prigozhin, raportoi Reuters.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




