Komisioneri i Lartë i OKB-së: Në Gaza po kryhen krime mizore

Botë | 3 vite më parë

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Volker Türk ka deklaruar se në Gaza po kryen krime mizore.

“Situata katastrofike në Gaza ishte tërësisht e parashikueshme dhe e parandalueshme. Kolegët e mi humanitarë e kanë përshkruar situatën si apokaliptike. Në këto rrethana, ekziston një rrezik i shtuar i krimeve mizore”, tha Türk në Gjenevë.

Sipas tij, të gjitha palët e përfshira dhe ata me ndikim duhet të marrin masa për të parandaluar krime të tilla.

Gjithashtu, Türk tha se ishte shumë i shqetësuar për deklaratat “dehumanizuese” të bëra nga figurat politike si në Izrael ashtu edhe në radhët e Hamasit, transmeton CNN. 

“Historia na ka treguar se ku mund të çojë kjo lloj gjuhe. Kjo nuk është thjesht e papranueshme, por një gjykatë kompetente mund t’i konsiderojë deklarata të tilla, në rrethanat në të cilat janë bërë, si nxitje për krime mizori”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme