Koncerti i parë i 2024- ës, Orkestra Simfonike e Shkodrës rikthehet sërish para publikut shkodran

Muzikë | 3 vite më parë

Një nga asetet e vyera artistike të Shkodrës është padyshim Orkestra Simfonike e saj. Ajo do të rikthehet sërish para spektatorëve shkodranë. Pak orë para koncertit të parë të vitit, në teatrin “Migjeni” po bëhen përgatitjet e fundit.

“Jemi në ato momente ku çdo gjë duhet t’a konkludojmë. Çdo minutë është shumë i rëndësishëm tani ku jemi. I ftoj të vijnë ta shohin Orkestrën sonte për këtë përgjegjësi që ka,” u shpreh dirigjenti Jetmir Barbullushi.  

Dritan Mlika, drejtor organizativ e vlerësoi një aktivitet të lartë artistik.

“Shkodra nën tingujt e filmit shqiptar” është koncerti që do të sjellë Orkestra Simfonike nën drejtimin e maestro Jetmir Barbullushit.

Përgatiti: Marjo Gjini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme