Konflikti, Palestina dhe Izraeli përplasen në OKB: Asgjë nuk e justifikon vrasjen e civilëve

Botë | 3 vite më parë

Ministri i Jashtëm i Autoritetit Palestinez dhe ministri i Jashtëm izraelit janë përplasur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Sipas kryediplomatit të Autoritetit Palestinez Riyad Al-Maliki, se bota duhet të jetë në të njëjtën anë, në vlerën dhe shenjtërinë e jetës njerëzore.

“Ne duhet të jemi në të njëjtën anë. Të gjithë ne që besojmë në drejtësi jemi në paqe, në rolin e ligjit ndërkombëtar, në vlerën dhe shenjtërinë e jetës njerëzore.

Ne duhet të qëndrojmë krah për krah në këtë moment. Por kjo është e mundur vetëm nëse të gjithë e njohin vlerën e jetës palestineze dhe nevojën për të mbrojtur të drejtat tona”, u shpreh Al-Maliki.

Ai shtoi se “asgjë nuk mund të justifikojë vrasjen e civilëve izraelitë. Epo, asgjë nuk justifikon vrasjen e civilëve palestinezë”, transmeton CNN. 

Menjëherë pas kësaj, ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen foli para këshillit, duke thënë se “kjo luftë na u imponua. Ne nuk e kemi zgjedhur këtë luftë. Por nuk kam asnjë dyshim se do të fitojmë”, ndërsa falënderoi të gjitha qeveritë që e kanë cilësuar Hamasin si organizatë terroriste dhe u bëri thirrje “të tjerëve ta bëjnë këtë menjëherë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme