Kosovë, vijojnë konsultimet politike. Partitë diskutojnë për konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e institucioneve

Në Kosovë vijojnë diskutimet politike për konstituimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare. Udhëheqësit e partive kanë nisur një seri takimesh dhe konsultimesh me synimin për të gjetur dakordësi për krijimin e Kuvendit dhe vijimin e procesit institucional.
Deri tani, bisedimet janë zhvilluar në një klimë dialogu, por ende nuk kanë prodhuar një marrëveshje përfundimtare. Edhe pse lëvizja Vetëvendosje i ka votat e mjaftueshme për të ngritur qeverinë, sfida më e madhe e këtij procesi mbetet zgjedhja e kryetarit të ri të shtetit.
Për të pasur sukses, kreu i ekzekutivit kërkon që të gjitha forcat politike të bëhen bashkë rreth një emri të pranueshëm për të gjithë.
“Pikënisja jonë është një figurë konsensuale, dikush që nuk është pjesë e asnjë partie dhe që përfaqëson unitetin”, deklaroi Kurti pas takimeve të para.
Ndërkohë, opozita ka vendosur kushtet e saj për mbështetjen e mundshme, ku përfshihen kryesisht projektet strategjike të energjisë dhe ekonomisë. Ekspertët politikë në Kosovë kanë bëjnë thirrje për maturi dhe marrëveshje të shpejtë, pasi dështimi do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja të dëmshme.
Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të parë nëse palët do të shmangin ngatërresat politike apo do të gjejnë kompromisin e shumëkërkuar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




