Kremlini konfirmon bisedën Putin-Trump: Në qendër lufta në Ukrainë, situata në Iran dhe marrëveshja mbi naftën

Kremlini ka konfirmuar se biseda telefonike midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit amerikan Donald Trump është përqendruar kryesisht te përpjekjet për zgjidhjen e luftës në Ukrainë, ndërkohë që është prekur gjithashtu edhe situata në Iran.
Kjo bisedë vjen menjëherë pas njoftimit të bërë nga kreu i Shtëpisë së Bardhë për një marrëveshje të re të karburantit mes SHBA-së dhe Rusisë, e cila synon të furnizojë tregjet amerikane dhe botërore me diçel për të frenuar rritjen e çmimeve.
Sipas njoftimit zyrtar të Kremlinit, dy liderët diskutuan gjerësisht mbi perspektivat e zgjidhjes së konfliktit ukrainas, zhvillimet gjeopolitike në Iran, si dhe bashkëpunimin e mundshëm energjetik
Marrëveshja për dizelin shënon një ndryshim të ndjeshëm nga presionet dhe sanksionet e gjata amerikane ndaj Moskës për shkak të luftës, duke u orientuar drejt lehtësimit të tregut të brendshëm amerikan para sfidave ekonomike.
Plani parashikon që Rusia të dërgojë fillimisht qindra mijëra tonë dizel, të ndjekura nga vëllime edhe më të mëdha gjatë muajve në vijim për të stabilizuar furnizimet globale.
Ky zhvillim ka shkaktuar reagime të forta dhe kritika nga Kievi. Autoritetet ukrainase kanë paralajmëruar se çdo koncesion apo lehtësim i bërë ndaj Rusisë në lidhje me eksportet e energjisë dhe do t’i japë Moskës energji shtesë, të cilat sipas tyre do të “shpaguhen” ndaj Ukrainës përmes intensifikimit të sulmeve dhe më shumë “terrori” ushtarak.
Kievi insiston se të ardhurat nga nafta ruse financojnë drejtpërdrejt vijimin e luftës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




