Kreu i SYRIZA, Kaselakis: Shqipja të jetë gjuha e dytë në shkolla në Greqi dhe greqishtja në Shqipëri

Kryetari i SYRIZA-Aleancës Progresive, Stefanos Kaselakis (Kasselakis), ka zhvilluar një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Greqi.
Gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët e pranishëm, kreu i SYRIZA u shpreh se “gjuha shqipe të jetë lëndë me zgjedhje në shkolla” dhe e njëjta gjë të zbatohet në Shqipëri për gjuhën greke.
“Shqipëria duhet të ketë si gjuhë të zgjedhur greqishten në të gjithë territorin e saj për t’i dhënë fund procesit të pengut të integrimit dhe racizmit,” propozoi ai.
Kaselakis tha se “emigracioni është një çështje që SYRIZA nuk e ka përdorur kurrë si mjet, në raport me partitë e tjera në vendin tonë dhe ne jemi krenarë për qëndrimin e përgjegjshëm që kemi mbajtur”.
Sipas kryetarit të SYRIZA-s, shqipja mund të ekzistojë si gjuhë e huaj e zgjedhur në shkollat greke, krahas greqishtes si gjuhë e dytë në territorin e Shqipërisë.

Siç theksoi presidenti i SYRIZA-s: “Ne jemi krenarë për punën që kemi bërë si qeveri, që të jemi në gjendje të lehtësojmë Komunitetin dhe të tregojmë se të gjithë mund t’i ofrojmë me meritë vendit tonë.”
Megjithatë, tha ai theksoi se “problematikat me të cilat përballet komuniteti Shqiptar në vendin tonë janë të mëdha, si rrjedhojë e kësaj vitet e fundit është shtuar pasiguria që jetojnë çdo ditë anëtarët e tij. Nuk mund të flitet për rinovim të vendbanimit për 3 vjet, kur aplikimi specifik merr 2.5 vjet për t’u pranuar.”
Në këtë kontekst, ai do të përmendte si shembull temën e zgjedhjes së një gjuhe të dytë të huaj. “Këtu në Greqi nuk kemi shqipen si gjuhë të zgjedhur. Ashtu si Shqipëria duhej të kishte greqisht si gjuhë të zgjedhur në të gjithë territorin e saj,” tha ai. Ai shtoi mes të tjerash se “kemi lidhje historike me komunitetin shqiptar”.
Duke marrë fjalën, Zëvendës Shefi i Politikës së Migracionit të SYRIZA-PS, George Psychogios, kujtoi se ishte qeveria SYRIZA, e cila në vitin 2015 ligjëroi shtetësinë e emigrantëve të brezit të dytë dhe ndërhyrje të tjera që kishin të bënin me aksesin në fondet e sigurimeve, me AMKA etj. Ishte gjëja e parë që qeveria hoqi në 2019.
“Synimi ynë”, vazhdoi ai, “është të propozojmë një ligj, të heqim ndarjet e papranueshme që ekzistojnë tani me karakteristika klasore të racizmit institucional”.
“Ne patëm nderin që sot të zhvillojmë një takim historik për Komunitetin Shqiptar me kryetarin e SYRIZA-Aleancës Progresive dhe deputetët e partisë”, tha Edmond Guri, përfaqësues i Diasporës Shqiptare në Greqi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




