Kryeministri izraelit Netanjahu shtrohet në spital

Kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu u dërgua me ugjencë në spital të shtunën, njoftoi Zëri i Amerikës.
Zyra e shtypit e kreut të qeverisë njoftoi se ai ishte në gjendje të mirë dhe se i ishte nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, por pa dhënë detaje të mëtejshme. Njoftimi erdhi pasi mediat locale njoftuan se zoti Netanjahu ishte ndjerë keq dhe ishte dërguar menjëherë në spital.
Beniamin Netanjahu, 73 vjeç, ndodhet në spitalin Sheba në Tel Hashomer, afër Tel Avivit, sipas një deklarate të shkurtër nga zyra e tij.
Mediat izraelite thanë se ai ishte i vetëdijshëm ndërsa po dërgohej në spital nga rezidenca e tij private në qytetin bregdetar të Cezarenës.
( Sipas Zërit të Amerikës )
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




