Kryeministri Rama, darkë në Pallatin Elize me presidentin Makron dhe liderët evropianë

Europë | 3 vite më parë

Kryeministri Edi Rama mbërriti të premten në darkën zyrtare të thirrur nga Presidenti Emanuel Makron (o. Emmanuel Macron).

Shefi i qeverisë hyri në Pallatin Elize i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama.

Më pak se një muaj më parë, në Pallatin e Brigadave, ishte presidenti Makron i cili u ul në darkën e shtruar në nder të tij dhe për “miqtë e Francës”, për të dekoruar në Tiranë me titullin “Oficer i Lartë të Legjionit të Nderit” shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare. 

Gjatë ditës, kryeministri Rama mori pjesë në Forumin e Paqes në Paris, ku u trajtua tema “Kërcënimet dhe rreziqet, pikë kthese për paqen e sigurinë në hapësirën kibernetike”. Në Forumin e Paqes, u fol edhe për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

Z. Rama gjatë qëndrimit në Paris foli sërish për marrëveshjen e refugjatëve të nënshkruar rishtas me Italinë. Rama tha se pavarësisht kundërshtimeve nga opozita në të dyja vendet, ai beson se marreshja me homologen italiane, Xhorxha Meloni (o. Giorgia) është e drejtë.

Gjithashtu në Forumin e gjashtë të Paqes i ftuar ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme