Kryengritja e Vagnerit/ Lavrov: Moska po heton për përfshirjen e shërbimeve sekrete të Perëndimit

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka deklaruar se Moska po heton për përfshirjen e shërbimeve inteligjente të Perëndimit si të përfshira në kryengritjen e grupit Vagner.
“Shërbimet speciale ruse po hetojnë nëse shërbimet e inteligjencës perëndimore ishin të përfshira në ngjarjet që ndodhën në Rusi të shtunën”, tha ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Rusia ka pretenduar shpeshherë për ndërhyrje nga vendet e huaja në punët e saj të brendshme. Pavarësisht këtyre pretendimeve, Lavrov nuk paraqiti prova apo informacione të mëtejshme për atë që e cilësoi si hetim të nisur nga Moska.
Megjithatë, ai vuri në dukje se ambasadori amerikan në Rusi sinjalizoi se SHBA-ja nuk kishte të bëjë aspak me ngjarjet.
“Dhe u theksua veçanërisht: Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se gjithçka që ndodh është një çështje e brendshme e Federatës Ruse”, u shpreh Lavrov në një video të regjistruar dhe të publikuar në transmetuesin e kontrolluar nga Russia Today, transmeton CNN.
Ky qëndrim i Moskës vjen pasi shefi Vagnerit, Yevgeny Prigozhin, dyshohet se nxiti një rebelim të armatosur, por më pas u largua dhe pranoi një marrëveshje për të lënë Rusinë për t’u zhvendosur në Bjellorusi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




