“Kryetar lufte”, Scholz përplaset me qytetarët: Putini është luftënxitës, jo unë

Botë | 3 vite më parë

“Kryetar lufte”, “Bëni paqe pa armë!”, “Zhdukuni!”, ishin disa nga fjalët që u dëgjuan njëzëri, drejtuar kancelarit Olaf Scholz, gjatë një aktiviteti për Evropën në distriktin Falkensee pranë Berlinit, ku kancelari ishte folësi kryesor.

Sakaq Scholz ndërpreu fjalimin e tij për t’u përgjigjur turmës për qëndrimet e tyre. Me tone të larta, kancelari tha se jo ai por presidenti rus është luftënxitësi për të cilin duhet të bërtisni sot, pasi është ai që dëshiron të shkatërrojë Ukrainën.

“Të nderuar folës, Vladimir Putin është luftënxitësi për të cilin duhet të bërtisni sot, nëse keni ndonjë arsye në mendjen tuaj. Për shkak të agresionit ushtarak rus, nuk shoh alternativë për të mbështetur Ukrainën, qoftë edhe me armë  Po, kjo është e nevojshme, nëse një vend sulmohet, atëherë ai duhet dhe mund të mbrohet -çfarë tjetër të bëjë?. Putini dëshiron të shkatërrojë Ukrainën. Ai vrau shumë njerëz, duke përfshirë fëmijë dhe të moshuar. Kjo është vrasje. Paqja dhe liria kërcënohen nga kjo luftë”, tha kancelari

Soltz mbrojti vendimin e qeverisë së tij për të mbështetur Ukrainën edhe me armë . “Ishte dhe mbetet e drejtë të mbështesim Ukrainën. Pas SHBA-së, më së shumti ofrojnë gjermanët. Dhe ne të gjithë do të vazhdojmë ta bëjmë së bashku për aq kohë sa të duhet”, tha ai, sipas CNN.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme