Ksamil, shpëtohen nga mbytja në det 2 turistë ukrainas
Dy turistë ukrainas janë shpëtuar nga mbytja në det, në jug të vendit. Shërbimet e Njësisë Speciale Delta, në mbështetje të Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë shpëtuan dy turistët ukrainas, të cilët u rrezikuan seriozisht të mbyteshin në ujërat e Ksamilit.
Gjatë patrullimit rutinë në zonën e Ksamil, efektivët e policisë vunë re një skaf me qira që po fundosej për shkak të erërave të forta dhe kushteve të rënduara atmosferike. Në bord ndodheshin dy shtetas ukrainas.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të punonjësve të Njësisë Speciale Delta, të dy turistët u shpëtuan pa asnjë dëm fizik.
Ata ndodhen aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore.Punimet për nxjerrjen e mjetit lundrues në breg po vazhdojnë.
Policia Kufitare thekson se mbetet plotësisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e jetës së qytetarëve dhe turistëve në zonat detare, veçanërisht gjatë periudhave me kushte meteorologjike të pa favorshme.
Njoftimi i plotë:
Shërbimet e Njësisë Speciale Delta, të planizuara me shërbim në mbështetje të Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, kanë ndërhyrë me profesionalizëm dhe në kohë për t’i ardhur në ndihmë dy turistëve ukrainas, të cilët rrezikuan jetën në det për shkak të përkeqësimit të motit.
Gjatë patrullimit në zonën e Ksamilit, efektivët konstatuan një mjet lundrues tip skaf, i marrë me qira nga turistët, që po fundosej si pasojë e erërave të forta dhe kushteve të rënduara atmosferike. Në bord ndodheshin dy shtetas ukrainas.
Menjëherë, efektivët e Njësisë Speciale Delta ndërhynë duke bërë të mundur shpëtimin e dy turistëve, të cilët fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Aktualisht po punohet për nxjerrjen e mjetit lundrues në breg.
Policia Kufitare mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe turistëve në hapësirat detare të vendit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




