Kthimi i njerëzimit në Hënë pas 50 vitesh, NASA emëron astronautët për misionin “Artemis Moon”

Botë | 4 vite më parë

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka emëruar katër astronautët që do ta kthejnë njerëzimin në Hënë, pas një hendeku prej 50 vitesh.

Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen do të fluturojnë rreth Hënës në fund të vitit të ardhshëm ose në fillim të vitit 2025. Astronautët nuk do të zbresin në Hënë, por misioni i tyre do të hapë rrugën për një ulje nga një ekuipazh pasues.

Tre shtetasit amerikanë dhe një kanadez u prezantuan para publikut në një ceremoni në Hjuston, Teksas. Ata tani do të fillojnë një periudhë trajnimi intensiv për t’u përgatitur.

Në zgjedhjen e një gruaje dhe një personi me ngjyrë, NASA po mban premtimin e saj për të sjellë diversitet më të madh në përpjekjet e saj eksploruese./ BBC

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme