Kurti pas numërimit të votave: Të sillemi në lidhje me vullnetin qytetar të shumicës së 7 qershorit 

Kosovë | 3 muaj më parë

Pasi Albin Kurti mori besimin e mbi 324 mijë qytetarëve në zgjedhjet e 7 qershorit dhe partia e tij u konfirmua forcë e parë politike, kryeministri në detyrë i Kosovës u bëri thirrje subjekteve elektorale që të respektojnë fitoren e arritur nga Lëvizja Vetëvendosje. 

Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit tregoi që nuk kishim nevojë për zgjedhje të reja, sepse rezultati nuk ka ndryshuar aq nga zgjedhjet paraprake. Është koha të sillemi në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhje. Si VETËVENDOSJE! jemi rikonfirmuar si partia e parë, me 53 deputetë, dhe tash presim certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në mënyrë që të nisim punën në drejtim të formimit të institucioneve të reja, për të vazhduar punët e mira dhe projektet zhvillimore. Nga viti i kaluar kemi humbur shumë kohë dhe është jetike të sa më parë të kemi Kuvend të konstituar, qeveri me mandat të plotë dhe president të zgjedhur.” – u shpreh Albin Kurti, Kryeministër në detyrë i Kosovës. 

Sipas rezultateve paraprake të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje siguroi 53 mandate, Partia Demokratike e Kosovës 22 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 18 vende dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7 ulëse në Kuvendin e ri, ndërsa 20 vende janë të garantuara për komunitetet pakicë. 

Kosova mbajti zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pasi partitë politike nuk arritën marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme