Lirohet nga burgu Ilir Beqja, GJKKO ndryshon masën e sigurisë, “Arrest në shtëpi” për ish-ministrin

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, është liruar nga burgu, pasi Gjykata e Posaçme ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij nga paraburgim në “Arrest në shtëpi”.
Beqja ndodhej në paraburgim prej vitit 2024, në kuadër të dosjes “SASPAC”, ku ai është nën hetim për çështjen që lidhet me aktivitetin e Agjencisë Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës.
Ish-ministri kishte kërkuar në gjykatë zëvendësimin e masës së sigurisë, duke argumentuar përfundimin e afateve të paraburgimit. Kërkesa e tij është pranuar nga Gjykata e Posaçme, e cila vendosi që Beqja të vijojë qëndrimin nën masën “Arrest në shtëpi”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




