Lufta/ Kremlini: E ndaluar çdo negociatë për paqe me Ukrainën

Është shumë herët të fitet për një zgjidhje paqësore të konfliktit me Ukrainën, sepse aktualisht nuk ekzistojnë parakushte për këtë skenar, kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Kur u pyet se cili prej planeve të ndryshme të pajtimit, të paraqitura nga vende të tjera, do të ishte i preferuar për Rusinë dhe nëse Moska ka variantin e vet, sekretari i shtypit i Kremlinit u përgjigj: “Është shumë herët për të folur për këtë. Parakushtet për një proces paqeje janë ende në vend, me sa duket, ndërsa shtoi se “Operacioni special ushtarak vazhdon”.
I pyetur nëse Kremlini ishte gati të negocionte me këdo nga qeveria ekzistuese e Kievit, Peskov theksoi se çdo negociatë me Rusinë për Ukrainën është e ndaluar, sipas TASS.
“Kjo vështirë se është e mundur, sepse çdo negociatë me Rusinë për Ukrainën është e ndaluar.
Tetorin e kaluar, presidenti ukrainas Vladimir Zelensky nxori një dekret që ndalonte çdo bisedë me Moskën duke deklaruar se ai nuk ishte i interesuar të bashkëvepronte me homologun e tij rus Vladimir Putin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




