Lufta me Rusinë/ BE rrit fondet ushtarake, jep 3.5 mld euro për Ukrainën

Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për të rritur fondet për ushtrinë e Ukraninës e cila lufton me Rusinë prej më shumë se një viti.
Sipas vendimit të marrë ditën e sotme, Bashkimi Evropian do të akordojë për Ukrianën ndihmë ushtarake me vlerë me 3.5 miliardë euro duke e rritur shumën në 12 miliardë euro.
Fondi Evropian i Paqes (EPF), në të cilin vendet e BE-së kontribuojnë sipas madhësisë së ekonomive të tyre, ka ndarë tashmë rreth 4.6 miliardë euro për Ukrainën, transmeton Al Jazeera.
“Vendimi i sotëm do të sigurojë përsëri që ne të kemi fondet për të vazhduar dhënien e mbështetjes konkrete ushtarake forcave të armatosura të partnerëve tanë. Objektivi e ka dëshmuar vlerën e tij. Ka ndryshuar plotësisht mënyrën se si ne mbështesim partnerët tanë në mbrojtje. Kjo e bën BE-në dhe partnerët e saj më të fortë”, tha në një deklaratë shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




