Lufta/ Ndërpriten komunikimet në Gaza. Izraeli dërgon anije me raketa në Detin e Kuq

Botë | 3 vite më parë

Shërbimi i internetit dhe komunikimi u ndërprenë sërish në Gaza, sipas ofruesit më të madh të telekomunikacioneve në Gaza, Paltel. Nga ana tjetër Izraeli vazhdon bombardimet dhe operacionet e zgjeruara tokësore në enklavën bregdetare.

Komunikimet janë ndërprerë në mënyrë të përsëritur në Gaza, por ndërprerjet e kohëve të fundit kanë qenë më të këqijat që nga fillimi i luftës së vazhdueshme midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor.

Në një deklaratë të mërkurën, Paltel tha se kishte “një ndërprerje të plotë të të gjitha komunikimeve dhe shërbimeve të internetit me Rripin e Gazës, për shkak të ndërprerjes së rrugëve ndërkombëtare që ishin rilidhur më parë”.

Ushtria izraelite thotë se anijet e saj raketore u vendosën në Detin e Kuq dje për të “forcuar përpjekjet e mbrojtjes në zonë”.

Në orët e para të së mërkurës, ushtria izraelite  tha se “kapi një kërcënim ajror” në Detin e Kuq, në jug të qytetit jugor izraelit të Eilat./ BBC

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme