Lufta në Ukrainë/ Paketa e re e sanksioneve europiane shënjestron shtatë kompani kineze

Botë | 4 vite më parë

Komisioni Europian ka propozuar futjen në listën e zezë të disa kompanive kineze si dhe kufizimin e eksporteve drejt kombeve që janë të përfshira në anashkalimin e kufizimeve tregtare ndaj Rusisë, si pjesë e një pakete të re sanksionesh ndaj Moskës për luftën në Ukrainë. 

Sanksionet e reja duhet të gëzojnë mbështetjen e të 27 vendeve anëtare në mënyrë që të hyjnë në fuqi dhe diskutimi i parë i tyre do të mbahet të mërkurën. 

Propozimi i organit ekzektuvi të BE-së përqëndrohet në luftën kundër shmangies së kufizimeve ekzistu-ese tregtare përmes vendeve të treta, ku BE ka identifikuar Kinën, Turqinë Emirate e Bashkuara Arabe si dhe vende në Azinë qendrore si fajtorë të mundshëm. 

“Kjo paketë do të përqëndrohet në zbatimin e sanksioneve, efektshmërinë e tyre dhe se sit ë shmangim evazionin e sanksioneve”, u shpreh këtë të hënë zëdhënësi i komisionit Eric Mamer.

Shtatë kompani në Kinë do të jenë subjekt i ngrirjes së aseteve në BE. Kjo do të jetë hera e parë që blloku do të ndëshkojë Kinën në lidhje me akuzat që janë ngritur për rolin e Pekinit në ndihmën e dhënë luftës së Rusië në Kinë.

Këtë të hënë ndërkohë, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze i kërkoi BE-së të mos marrë rrugën e gabuar dhe tha se vendi i tij ishte i përgatitur të kundërpërgjigjej për të ruajtur të drejtat dhe interesat e tij. 

Mes atyre që do të shtohen në listën e zezë do të jenë edhe individë që janë angazhuar në deportimin e fëmijëve ukrainas si dhe dërgimin në rusi të aseteve kulturore të Ukrainës.

Ndërkohë, të martën e 9 majit, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen do të shkojë në Kiev për të qenë në krah të presidentit krainas Volodimyr Zelensky në Ditën e Europës.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme