Lufta në Ukrainë/ Zelensky: E gjithë toka pranë Soledar është e mbuluar me kufomat e ushtarëve rusë

Teksa luftimet e ashpra mes Rusisë dhe Ukrainës vijojnë, presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se toka pranë qytetit të vogël të minierave të kripës Soledar është e mbuluar me kufoma.
Ai theksoi se qëndrueshmëria e forcave të vendit të tij në rajonin e Donbasit ka mundur të ndihmojë Ukrainën të fitojë kohë dhe forcë – përpara një sulmi të pritshëm rus në qytetin e afërt të Bakhmut, transmeton Sky News.

“Gjithçka është shkatërruar plotësisht, pothuajse nuk ka mbetur më asgjë. Mijëra njerëz të tyre kanë humbur: e gjithë toka pranë Soledarit është e mbuluar me kufomat e pushtuesve. Beteja për Donbasin vazhdon. Dhe megjithëse pushtuesit tani kanë përqendruar përpjekjet e tyre më të mëdha në Soledar, rezultati i kësaj beteje të vështirë dhe të gjatë do të jetë çlirimi i të gjithë Donbasit. Falënderoj të gjithë luftëtarët tanë që mbrojnë Bakhmutin dhe demonstrojnë qëndrueshmëri maksimale! Falënderoj të gjithë luftëtarët në Soledar që u bëjnë ballë sulmeve të reja e edhe më të ashpra të pushtuesit!”, ka deklaruar Zelensky. /rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




