Lufta/ Rusia: Kemi penguar kundërofensivën e Ukrainës

Rusia ka bërë të ditur se forcat e saj kanë penguar një ofensivë të madhe ukrainase në rajonin e Donetskut, duke vrarë 250 trupa ukrainase dhe ka shkatërruar tanke e automjete të blinduara.
“Në mëngjesin e 4 qershorit, armiku nisi një ofensivë në shkallë të gjerë në pesë sektorë të frontit në drejtimin e Donetskut Jugor”, tha ministria ruse e mbrojtjes në kanalin e saj ‘Telegram’
Ndërkaq, shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka theksuar se Moska po i përqendronte përpjekjet e saj ushtarake në pushtimin e plotë të rajoneve të Luhanskut dhe Donetskut.
Donetsku është një nga katër territoret ukrainase që Rusia aneksoi shtatorin e kaluar, së bashku me Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson.
“Gjatë ditës, okupatorët bënë 23 sulme, por të gjitha u zmbrapsën nga njësitet e forcave të mbrojtjes”, thuhet në njoftim.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se Ukraina kishte nisur sulmin duke përdorur gjashtë batalione të mekanizuara dhe dy batalione tankesh.
“Qëllimi i armikut ishte të thyente mbrojtjen tonë në sektorin më të cenueshëm, sipas mendimit të tij, të frontit. Armiku nuk i arriti detyrat e tij, nuk pati sukses”,
Ukraina është përgatitur për një kundërofensivë për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia që kur filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022, si dhe gadishullin e Krimesë që pushtoi në 2014.
Por ajo ka dhënë sinjale rreth asaj që do të përfshinte kundërofensiva – sulme paraprake për të dobësuar forcat dhe objektet ushtarake ruse, ose një sulm të njëkohshëm në shkallë të gjerë në të gjithë vijën e frontit prej 1,100 kilometrash, transmeton Al Jazeera.
Rusia tha se forcat e saj vranë 250 ushtarë ukrainas dhe shkatërruan gjithashtu 16 tanke, tre automjete luftarake të këmbësorisë dhe 21 automjete të blinduara luftarake.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




