Lufta Ukrainë-Rusi/ Zelensky: Putin nuk ka aleatë! Na duhen më shumë armë moderne

Botë | 4 vite më parë

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky ka bërë të ditur se mes armëve dhe pajisjeve që i janë dërguar Ukrainës ka dhe nga ato që nuk punojnë. Zelensky ripërsëriti kërkesën drejtuar perëndimit për dërgimin e armëve më modern në vendin e tij.

“Patëm vendime të rëndësishme për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot por nuk i kemi realisht”, u shpreh ai duke iu referuar sistemeve që SHBA ka premtuar. 

Zelensky tha se një komb europian kishte dërguar një sistem ajror në Ukrainë që nuk punonte, por nuk dha emrin e vendit. Ai gjithashtu ripërsëriti kërkesën për dërgimin në Ukrainë të avionëve luftarakë, duke thënë se akoma nuk kishte asgjë të re përsa i përket avionëve modern të luftës. 

Polonia dhe Sllovakia kanë vendosur të dërgojnë në Ukrainë, avionë të kohës sovjetike, por asnjë vend perëndimor nuk ka rënë dakord ta furnizojë vendin në lufte me avionë modernë, për shkak të shqetësimeve se dërgimi i pajisjeve të tilla mund të përshkallëzojë konfliktin dhe t’i japë Ukrainës mundësi të sulmojë në territorin rus.

Gjithashtu koha e gjatë që pilotëve iu duhet të trajnohen për avionë të tillë e bën dërgimin në afate të shkurtra të avionëve jo praktik. Zelensky tha se Putin ishte një person i izoluar i cili kishte humbur gjithçka gjatë vitit të fundit  të luftës.

“Ai nuk ka aleatë”, theksoi Zelensky, duke shtuar se tashmë ishte e qartë se as Kina nuk ishte e gatshme të mbështeste Rusinë.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme