Lufta/ Zelensky: Forcat ruse do të munden sikurse Gjermania naziste në Luftën e Dytë Botërore

Presidenti ukrainas Volodimyr Zelensky u zotua këtë të hënë se forcat ruse do të munden në Ukrainë ashtu siç Gjermania naziste u mund në luftën e dytë botërore.
“E gjithë e keqja e vjetër që Rusia moderne po rikthen në skenë do të mundet ashtu sië u mund nazizmi”, u shpreh Zelensky në një video deklaratë të dhënë para një memoriali të Luftë së Dytë Botërore.
Fjalimi i Zelenskyt u mbajt në përvjetorin e kapitullimit të Gjermanisë naziste në 8 maj të 1945-es dhe një ditë para se në Moskë të festohet dita e fitores, ku përkujtohet fitorja e Bashkimit Sovjetik në luftën e dytë botërore.
Presidenti ukrainas bëri të ditur se i kishte dorëzuar parlamentit një projektligj për përkujtimin e luftës së dytë botërore në Ukrainë në datën 8 maj dhe që në datën 9 maj në vendin e tij të festohet Dita e Europës, duke e distancuar kështu gjithnjë e më shumë vendin nga Rusia.
Sipas Zelenskyt, Kremlini është përgjegjës për agresion dhe aneksim, pushtim dhe deportim si dhe vrasje masive dhe tortura.
“Të gjitha këto do të adresohen nga fitorja jonë, fitorja e Ukrainës dhe e botës së lirë”, theksoi Zelensky. Fjalimi Zelenskyt edhi disa orë pas forcat ukrainase bënë të ditur se kishin eliminuar 35 dronë sulmi të lëshuar nga Rusia.
Vetëm në kryeqytetin Kiev u plagosën pesë persona.
Ndërsa në krahinën jugore të Odesës, zyrtarët lokalë raportuan se një sulm ajror goditi një magazinë, duke plagosur tre persona.
Gazetare: Elda Pepa
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




