Luftime të ashpra në Soledar, Zelensky: Nuk ka mbetur asnjë mur, toka është mbushur me kufoma ruse

Vijojnë luftimet e ashpra mes Rusisë dhe Ukrainës në Soledar. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se nuk ka mbetur asnjë mur në Soledar, dhe se toka është mbushur me kufoma ruse.
“Është jashtëzakonisht e vështirë – nuk ka mbetur pothuajse asnjë mur i tërë… Për shkak të qëndrueshmërisë së luftëtarëve tanë atje, në Soledar, ne kemi fituar kohë shtesë dhe fuqi shtesë për Ukrainën”, tha Zelensky.
Por zyrtarët ukrainas, të udhëhequr nga komandanti i përgjithshëm, gjenerali Valery Zaluzhniy, kanë paralajmëruar se Rusia po përgatit trupa të reja për një ofensivë të re, të madhe në Ukrainë, me gjasa në kryeqytetin Kiev.
Sipas zëvendësministres së mbrojtjes së Ukrainës, Hanna Maliar, trupat ruse po bëjnë përpjekje tjetër për të avancuar në qytetin Soledar në rajonin lindor të Donbasit. Sulmet ruse në ditët e fundit janë fokusuar në Soledar në një përpjekje të dukshme për të shkëputur qytetin.
Kapja e Soledar, e cila shtrihet në veri-lindje të Bakhmut, do t’i vinte forcat ukrainase në zonë në rrezik të rrethimit dhe do t’i ofronte Rusisë një rrugë të mundshme afrimi kundër atij qyteti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




