Makina e vetme prej druri në botë del në ankand

Një Citroën 2CV prej druri do të dalë në ankand më 4 qershor në Francë, njoftoi shtëpia e ankandeve Aymeric dhe Philippe Rouillac.
Ankandi do të zhvillohet në Montbazon, në Francën qendrore, sipas CNN.
Mjeti vlerësohet të jetë me vlerë midis 150,000 dhe 200,000 euro.
“Është e vetmja makinë prej druri në botë në gjendje perfekte. Është një shitje e madhe. Është një makinë unike dhe një vepër arti”, tha Emerick Rouillac.
Makina u ndërtua tërësisht nga druri i pemëve frutore nga marangozi francez Michel Robilliard. “Makina ka kaluar testin e kontrollit, ka një kartë gri (S.t.S: titull pronësie e makinës) nga viti 1957, është e regjistruar, e siguruar dhe për këtë arsye mund të shkojë në rrugë”, tha Emerick Rouillac.
Robillard, i cili kryesisht ndërtoi modele druri për Ferrarin, filloi të ndërtonte 2CV-në e tij në 2011.
“Kam kaluar pesë vite të jetës sime atje, 5000 orë punë, pasion, ditë dhe ndonjëherë natë. Dhe 2CV u largua nga punëtoria ime duke e drejtuar atë në shtator 2017, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




