Makina përplaset me autokolonën e presidentit Bajden

Botë | 3 vite më parë

Një automjet është përplasur me një prej makinave të autokolonës së sigurisë së presidentit amerikan Xho Bajden (Joe Biden).

Ky i fundit ka qenë duke dalë nga selia e tij e fushatës dhe teksa po i drejtohej mjetit, ka dëgjuar përplasjen.

Agjentët e Shërbimit Sekret kanë shoqëruar menjëherë presidentin Bajden dhe Zonjën e Parë në limuzinë për t’i kthyer në shtëpinë e tyre në Uilmington.

Makina e cila u përplas me autokolonën, pësoi dëme materiale, ndërsa shoferi që po e drejtonte u rrethua nga oficerët e policisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme