Martohen në një ceremoni private Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, fituese e Grammy-ve, Dua Lipa, dhe aktori britanik Callum Turner janë martuar zyrtarisht.
Ceremonia intime u zhvillua të dielën, më 31 maj, në Old Marylebone Town Hall në Londër, në prani të një rrethi të vogël familjarësh dhe miqsh të ngushtë.
Sipas fotografive të publikuara nga The Sun dhe Daily Mail, çifti festoi me konfeti dhe mes petaleve të luleve.
Dua Lipa u duk elegante në një kostum fustan ngjyrë fildishi, të cilin e plotësoi me doreza të bardha dhe një kapelë me buzë të gjera.
Ndërkohë, Callum Turner zgjodhi një pamje klasike: kostum det blu me dy rreshta kopsash, këmishë dhe kravatë në të njëjtën ngjyrë.
Pas ceremonisë në bashkinë e Londrës, pritet që festimet e dasmës të vazhdojnë me një eveniment më të madh. Sipas një raportimi të mëparshëm të The Sunday Times, çifti ka në plan të organizojë një festë dy-ditore në Palermo të Sicilisë.

Lipa dhe Turner u fejuan vitin e kaluar. Në një intervistë për British Vogue, Dua Lipa kishte konfirmuar fejesën duke thënë: Po, jemi të fejuar. Është shumë emocionuese. Vendimi për t’u plakur bashkë, për të ndërtuar një jetë së bashku dhe për të qenë miqtë më të mirë përgjithmonë – është një ndjenjë vërtet e veçantë.

Çifti lidhin romancën e tyre që nga janari i vitit 2024. Ata u panë së bashku për herë të parë publikisht në festën pas premierës së “Masters of the Air” në Los Angeles dhe që atëherë kanë ndarë me fansat momente të shumta nga pushimet e tyre, ndërsa sot e kurorëzuan në martesë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




