Mblidhet sot qeveria e Kosovës, në rend dite 10 pika

Kosovë | 49 minuta më parë

Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku pritet të shqyrtojë dhjetë pika të rendit të ditës, që përfshijnë projektligje, propozim-vendime dhe çështje të ndryshme institucionale.

Ndër çështjet kryesore që do të shqyrtohen janë Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, si dhe Projektligji për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

Në rendin e ditës është përfshirë edhe Drafti i Programit për Vlerësimin Ex-Post të Akteve Juridike për periudhën 2026–2028.

Gjithashtu, ministrat pritet të shqyrtojnë ndryshimet në vendimin për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare, si dhe propozim-vendimet për autorizimin e nënshkrimit të marrëveshjeve për sigurimet sociale me Austrinë dhe Turqinë.

Sipas rendit të ditës, mbledhja përfshin gjithsej dhjetë pika për shqyrtim, të cilat lidhen me nisma ligjore, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe çështje të tjera të veprimtarisë institucionale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme