Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda premtojnë mbështetje me avionë luftarakë për Ukrainën

Botë | 4 vite më parë

Kryeministrat e Britanisë dhe Holandës janë angazhuar për ngritjen e një koalicioni ndërkombëtar që mund ta furnizojë Ukrainën me avionë modernë ushtarakë, çka u vlerësua nga presidenti Zelensky.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përshëndetur zotimin e kryeministrit britanik Rishi Sunak dhe atë të kryeministrit holandez Mark Rutte, për të ngritur një koalicion ndërkombëtar për të siguruar avionë luftarakë për Ukrainën, ndërsa tha se mbështetja e Francës për këtë koalicion ishte një fillim i mirë. 

Dy vendet aleatë të Natos po përpiqen të sigurojnë dërgimin e avionëve F16 të prodhuar në SHBA si dhe trajnimin e pilotëve ukrainas për këta avionë, bëhet e ditur në një deklaratë të publikuar nga doëning street, pasi Sunak u takua me Rutte në Islandë, ku u zhvillua samiti I udhëheqësve të BE-së. 

Presidenti francez Emanuel Macron, pasi u takua me Zelenskyn të dielën që lamë shprehu gatishmërinë për trajnimin e pilotëve ukrainas në Francë.

Kievi thotë se avionët F16 janë thelbësorë për t’u mbrojtur ndaj sulmeve ruse me raketa dhe dronë.

“Kemi nevojë për avionët F-16 dhe i jam mirënjohës aleatëve tanë për vendimin për të punuar në këtë drejtim, përfshi edhe trajnimin e pilotëve tanë”, u shpreh Andriy Yermak, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas.

Jemark ndërkohë tha se Belgjika, një tjetër aleat i Natos, kishte konfirmuar gatishmërinë për të trajnuar pilotë ukrainas.

Britania ndërkohë nuk ka avionë F16 në forcën e saj ajrore, por Holanda dhe Belgjika kanë. Ndërsa forca ajrore amerikane zotëron 800 avionë të tillë.

Avionët F16, të cilët fluturuan për herë të parë në 1978-ën, prodhohen me kosto të ulët dhe kanë sistem armatimi të performacës së lartë.  Këta avionë me një motor mund të veprojnë dhe fluturojnë në të gjitha kushtet e motit.

Deri tani Ukraina ka përdorur avionë të ish bashkimit sovjetik, të cilat i ka pasur në zotërim që para pushtimit rus por edhe i janë dërguar nga shtete të tjera europiane si Polonia, që dikur kanë qenë pjesë e atij bashkimit.

Ndërkohë që pavarësisht kërkesave të përsëritura të Zelensky-t për F-16, shumë aleatë të Ukrainës kanë ngurruar t’i dërgojnë Kievit mjete të tilla.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme