Me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Fier, në pranga edhe një i ri për ‘moskallëzim krimi’
Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri brenda automjetit të tij.
Sipas njoftimit të Policisë, në pranga ka rënë edhe një 21-vjeçar, pasagjer në mjet, për “moskallëzim krimi”.
Gjatë operacionit, Policia sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë, një armë sportive tip pushkë ajrore, dy celularë dhe automjetin me të cilin udhëtonin të dy të arrestuarit.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



