Mijëra punonjës të kompanisë Amazon hidhen në grevë

Punonjësit në shtatë qendra të kompanisë Amazon u hodhën të enjten në grevë. Drejtuesit e sindikatës thanë se punonjësit braktisën punën të enjten pasi kompania Amazon injoroi një afat të caktuar të dielën nga sindikatat për të negociuar kontratat. Sindikata e cilësoi atë grevën më të madhe në historinë e kompanisë. Firma Amazon thotë se nuk pret që greva të ndikojë në veprimtarinë e saj gjatë sezonit të ngarkuar të festave. Greva po zhvillohet në shtatë qendra të shpërndarjes së dërgesave që kontrollohen nga kontraktorët në Kaliforni, qytetin e Nju Jorkut, Xhorxhia dhe Ilinois.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




