Milani humb sulmuesin Ramos për ndeshjen e Europa League, në rrezik edhe derbi

Futboll Bota | 34 minuta më parë

Sulmuesi portugez është dëmtuar gjatë stërvitjes në prag të transfertës angleze të Europa League. Pritet rezonanca, pasi mund të mungojë edhe ndaj Interit në fund të muajit.

Gonçalo Ramos humb ndeshjen e radhës në Europa League dhe rrezikon derbin me Interin për shkak dëmtimi. Sulmuesi që ka shënuar në dy ndeshjet e fundit të Milanit, është ndalur në stërvitjen e fundit gjatë paradites në Milanello. Ai ka dëmtuar pulpën e majtë dhe nuk është grumbulluar për ndeshjen e së enjtes në fushën e Bournemouth.

Ramos do të qëndrojë në shtëpi, ndërsa skuadra do të fluturojë drejt Anglisë. Nesër lojtari do të kryejë një rezonancë manjetike për të kuptuar më qartë shkallën e dëmtimit dhe se sa kohë do t’i duhet që të rikuperohet.

Nëse nuk do të ketë ndonjë tërheqje muskulore, Ramos mund të jetë gati për të dielën në Udine. Në të kundërt, është e sigurt mungesa e tij në derbin e 31 tetorit, pasi në këtë rast ndalesa parashikon disa javë për rikuperimin. Te Milani shpresojnë që të jetë vetëm lodhje nga ngarkesa, ndërsa nesër në majë të sulmit do të jetë Camarda.

Në kampionat, nëse portugezi nuk ia del, mund të përdoret Pulisic si 9 false, një mundësi që trajneri Amorim më parë e ka përjashtuar. Për ndeshjen e nesërme nuk janë të disponueshëm as Chukwueze, Saelemaekers dhe Gabbia.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme