Ministri grek i Emigrimit: Janë larguar shumë shqiptarë, duan rroga më të mira

Greqi | 3 vite më parë

Shqiptarët përbëjnë gati gjysmën e rreth 700 mijë emigrantëve që jetojnë ligjërisht në Greqi, por vendi fqinj po vëren se shumë prej tyre po e braktisin.

Ministri për Emigrimin dhe Azilin, Dimitris Kairidis, tha të martën se “shumë shqiptarë u larguan gjatë viteve të koronavirusit, duke kërkuar rroga më të mira në Itali dhe diku tjetër.”

“Numri total i emigrantëve po vjen duke u ulur, jo duke u rritur, pavarësisht fluksit në rritje që është parë edhe në studime, pra një lloj ‘pushtimi’, por është krejt ndryshe.”

Greqia numëron rreth 700 mijë emigrantë të paligjshëm, por sipas ministrit Kairidis “numri është më më i lartë. Pesë vitet e fundit numri është ulur me 180 mijë dhe nga shërbimet ministrore vlerësojmë që të ketë rreth 300 mijë emigrantë të padokumentuar.”

Emigracioni i paligjshëm është një sfidë për Greqinë, pasi të ardhurit nga vendet në konflikt, Lindja e Mesme apo Afrika Veriore e shohin shtetin si portë për hyrje në Bashkimin Evropian.

Kalimi i emigrantëve kryhet rregullisht përmes Turqisë dhe Detit Mesdhe.

Ministri Kairidis theksoi se Greqia do të vendosë ligjin dhe rendin publik për çështjen e emigracionit ilegal, dhe se me Turqinë do të ketë marrëveshje bilaterale brenda vitit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme