Ministria e Mbrojtjes ukrainase: Rrëzuam avionin bombardues rus pranë Bakhmut

Ukraina pretendon rrëzimin e një avioni bombardues rus pranë Bakhmut. Zv.ministrja e Mbrojtjes së Ukrainës, Hanna Maliar ka deklaruar se njësitë e raketave anti-ajrore ukrainase kanë rrëzuar një bombardues rus Su-24M pranë qytetit lindor të Bakhmut.
Maliar u shpreh se vendi do të mbrojë Bakhmutin “për aq kohë sa na nevojitet, raporton CNN.
“Ne po e mbrojmë Bakhmutin me aq përkushtim sa çdo zgjidhje tjetër. Përdorimi i forcave dhe mjeteve tona nuk përcaktohet nga përshtatshmëria politike, por nga burimet e nevojshme për të zmbrapsur armikun dhe për të kryer misione luftarake në këtë zonë. Beteja për Bakhmut nuk është një apokalips. Kjo është një faqe tjetër heroike në luftën kundër Federatës Ruse nga ushtria e fuqishme ukrainase”, tha Maliar.
Kujtojmë se forcat ruse kontrollojnë hyrjen në Bakhmut dhe në qytetin e afërt Avdiivka nga tre anët. Ata kanë bërë përfitime margjinale në javët e fundit, por nuk kanë qenë në gjendje të rrethojnë trupat ukrainase në asnjë vend.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




