Ministria e Shëndetësisë në Gaza : Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite rritet në 8 796

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se numri i të palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në enklavën e bllokuar është rritur në 8 796.
“Viktimat përfshijnë 3 648 fëmijë dhe 2 290 gra ndërsa 22 219 persona të tjerë u plagosën”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra në një konferencë për shtyp në qytetin e Gazës.
Ai tha se 2 030 persona janë ende të bllokuar nën rrënojat në Gaza.
“Sulmet izraelite vranë 132 mjekë dhe shkatërruan 25 ambulanca”, shtoi Al-Qudra.
Sipas zëdhënësit, forcat izraelite kanë shënjestruar 58 objekte të kujdesit shëndetësor në Gaza që nga 7 tetori.
“Rreth 58 spitale dhe 32 qendra të kujdesit primar u detyruan të ndalojnë funksionimin për shkak të sulmeve izraelite dhe mungesës së karburantit”, shtoi ai.
Që nga fundjava e kaluar, ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet ajrore dhe tokësore në Gaza, që nga ofensiva e befasishme e grupit palestinez Hamas më 7 tetor.
Më shumë se 1 538 izraelitë janë vrarë në sulmet e Hamasit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



