Monitorim me dron e pajisje inteligjente/ Policia e Durrësit arreston 17 shoferë për shkelje në rrugë, 10 për parkim dysh, mbi 1800 gjoba në një javë
Policia e Durrësit ka zhvilluar monitorim intensiv, me pajisje inteligjente, me dron, nëpërmjet pikave të kontrollit, në akset rrugore dhe në pikat hyrëse dhe dalëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.
Sipas burimeve zyrtare, gjatë javës që shkoi, për shkelje të normave të ndryshme të Kodit Rrugor, janë arrestuar 17 shtetas, janë vendosur 1807 masa administrative.
Fokus i monitorimit ka qenë ndëshkimi i drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit, si një ndër shkeljet më të rrezikshme dhe më shpesh burim aksidentesh me pasoja. Si dhe parkimet dyshe të cilat bëhen pengesë për trafikun në qytet.
Konkretisht, për këtë shkelje, gjatë javës, janë arrestuar 10 shtetas.
Më tej, janë vendosur këto masa:
442 për ndalim, pushim mjeti ose qëndrim të gabuar;
35 për mosvendosje të rripit të sigurimit;
9 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
13 për përdorim të pijeve alkoolike;
39 parakalime të gabuara;
1269 për shkelje të normave të shpejtësisë.
Policia Rrugore Durrës apelon sërish, për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, si një kontribut publik për përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore, për mbrojtjen e jetës/shëndetit të përdoruesve të rrugës dhe për qarkullimin e lirë dhe pa pengesa në rrugë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




