Moti/ Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, ja sa do shkojnë temperaturat

Ditën e sotme (24 qershor) vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mot relativisht të paqëndrueshëm.
Sipas SHMU-së, moti parashikohet fillimisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit nga orët e mesditës deri pasdite, më të theksuara në lindje e jug.
Në mesditë deri pasdite reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët dhe kryesisht në formë pikash në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë relieveve malore në juglindje-jug reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare në veriperëndim era hera-herës me shpejtësi deri në 10 m/s Deti do jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.






