Moti/ Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

Aktualitet | 2 muaj më parë

Për ditën e sotme (19 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura në relievet kodrinore malore, por prezente deri pasdite. Më pas, gradualisht, do të ketë shpërbërje të vranësirave dhe mbizotërim të motit të kthjellët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim –juglindje me shpejtësi mesatare 7 -9 m/s, ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme