Moti/ Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta, temperaturat minimale dhe maksimale

Aktualitet | 4 muaj më parë

Ditën e sotme (22 qershor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas SHMU-së, moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare e hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në lindje në orët e mesditës e pasdite, me pas mot kryesisht i kthjellët.

Prej orëve të mesditës deri pasdite përgjatë relieveve malore në lindje reshje të herëpashershme shiu me intensitet kryesisht të ulët shtrëngata të izoluara, ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore leshje të dobëta shiu në formë pikash(përjashtuar vija bregdetare). Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim  nga kuadarti i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 12 m/s. Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme