Moti- Dita e sotme me kthjellime në të gjithë territorin, ja sa do të shkojnë temperaturat

Aktualitet | 3 muaj më parë

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Paraditja do të karakterizohet nga mot i kthjellët në të gjithë territorin. Nga orët e mesditës dhe gjatë pasdites priten kthjellime të shoqëruara me vranësira të pakta kalimtare, pa ndikim të konsiderueshëm.

Temperaturat do të mbeten të larta, duke bërë që dita të jetë e nxehtë. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.

Në detet Adriatik dhe Jon valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1–3 ballë.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme