Moti- Dita e sotme me kthjellime, temperaturat nuk ndryshojnë

Ditën e sotme (23 maj) moti parashikohet të jetë relativisht i paqëndrueshëm, me kthjellime dhe alternime vranësirash. Vranësirat do të pasohen me reshje të izoluara me intensitet të ulët, kryesisht në relievet e larta kodrinore-malore të vendit gjatë orëve të mesditës.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 13 m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik e Jon të forcës 2-3ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 11 deri 23°C;
Në zonat e ulëta 12 deri 25°C;
Dhe në bregdet 16 deri 26°C.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




