Moti/ Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndruehsme, reshje shiu në këto zona

Aktualitet | 3 muaj më parë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës deri ato të pasdites.

Sipas SHMU-së, në orët e pasdites përgjatë relieveve malore të vendit do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht në verilindje reshje shiu në formën e shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore prite të fitojë shpejtësi deri në 12m/s. Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme