Moti/ Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme, reshje shiu gjatë pasdites në këto zona

Ditën e sotme (3 korrik) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellimesh dhe vranësira kryesisht në orët e mesditës dhe pasdite. Pas orëve të pasdites moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit (përjashtuar vijën bregdetare) prej orëve të mesditës deri në orët e pasdites. Përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje do ketë reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 12m/s .
Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




