Moti-Dita e sotme me reshje shiu, ulen temperaturat

Ditën e sotme (7 maj) vendi ynë do të ndikohet nga mot relativisht i paqëndrueshëm, kryesisht pjesën e parë të ditës.
Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe në mënyrë lokale në një pjesë të madhe të territorit.
Era do të fryjë me drejtim me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 10m/s, e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik e Jon të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 10 deri 23°C;
Në zonat e ulëta 12 deri 25°C;
Dhe në bregdet 14 deri 25°C.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




