Moti- Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

Aktualitet | 8 muaj më parë

Ditën e sotme (6 shkurt) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura.

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore me intensitet të ulët. Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar. Hera-herës do të ketë shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e veriperëndimit nga orët e mesditës dhe deri në orët e vona të mbrëmje reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar deri të lartë, në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 9m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 18m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare si dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme