Moti i keq në Itali/ 9 të vdekur, mijëra njerëz të evakuuar

Italia vazhdon të goditet nga përmbytjet vdekjeprurëse, raportohet se 9 persona kanë humbur jetën ndërsa mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Më shumë se 13,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre deri më tani ku vetëm në Bolonjë i kalojnë 3000 mijë.
Gjithsej 23 lumenj janë vërshuar dhe ka 250 rrëshqitje dheu në të gjithë rajonin.
“Është shumë e vështirë të gjesh fjalët e duhura për të përshkruar kaq shumë fatkeqësi. Por e rëndësishme është që ekipet e shpëtimit të vazhdojnë punën e tyre pa ndërprerje”, theksoi Massimo Isola, kryetari i bashkisë Faenza, një qytet në provincën e Ravenës në Emilia-Romagna.
Shkollat në shumicën e rajoneve të Emilia Romagna do të qëndrojnë të mbyllura nesër (18 maj), ndërsa qeveria e Melonit, e cila tashmë ka ndarë dhjetë milionë euro, pritet të merret me përmbytjet shkatërruese dhe të miratojë ndihmën e re financiare, njofton La Repubblica.
Në të gjithë zonën lindore të qytetit është sugjeruar që t’i kushtohet vëmendje bodrumeve dhe garazheve nëntokësore pasi niveli i lartë i kanaleve mund të krijojë vështirësi për sistemin e ujërave të zeza.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




