Moti/ Kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin

Aktualitet | 3 muaj më parë

Ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimit, përgjatë zonave malore në veri dhe lindje do të ketë vranësira të pakta, herë pas here deri mesatare dhe kalimtare. Nga orët e mesditës deri në pasdite priten reshje të dobëta shiu në formë pikash, kryesisht në zonat veriore dhe verilindore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – perëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit jugor herë pas here do të forcohet deri në 10 m/s.

Në det pritet valëzim i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme