Moti/ Kthjellime në të gjithë vendin, ja sa do shënojë termometri sot

Aktualitet | 3 muaj më parë

Ditën e sotme (16 korrik), vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimit meteorologjik, përgjatë zonave malore në veri dhe lindje do të ketë vranësira të pakta, herë pas here deri mesatare dhe kalimtare. Në këto zona, kryesisht në veri dhe verilindje, priten reshje të dobëta shiu në formën e pikave.

Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe perëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në bregdetin jugor herë pas here do të forcohet deri në 14 m/s.

Në det, valëzimi parashikohet të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme