Moti- Kushte atmosferike të qëndrueshme, reshje lokale në orët e pasdites

Këtë të diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të ditës, ndërsa në male vranësira mesatare e lokalisht të dendura kalimtare, në mesditë dhe pasdite.
Në mesditë deri pasdite përgjatë relieveve malore në lindje reshje shiu lokale dhe afatshkurtra me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra shtrëngata të izoluara.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati perëndimit me shpejtësi mesatare 7m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




